Një deklaratë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është shprehur se i ka thënë kryeministrit në detyrë Albin Kurtit “hajde shkojmë në Washington, e bëjmë marrëveshjen dhe e heqim qafe Serbinë. Bile i kam thënë merri nja 3-4 këmisha me vete’ , ka bërë bujë të madhe.
Për deklaratën e presidentit, është pyetur kryeministri në detyrë se ‘pse nuk i mori katër këmisha dhe nuk shkoi në Shtëpinë e Bardhë’.
Kurti u përgjigj: ‘Nuk jam turist…Sepse marrëveshja është e gatshme e tash duan të më ftojnë në tavolinë, unë nuk e bëjë këtë…Po t’i merrja katër këmisha e të shkoja në Shtëpinë e Bardh,ë e të dilja në mënyrë demonstrative- ky do të ishtë dëm për Republikën e Kosovës’, tha Kurti, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas tij, ‘do të ishin thikat mbi hartën tonë’. /Gazeta Sinjali/