Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili gjatë një interviste për Financial Time kishte deklaruar se “veri i Kosovës është tokë e askujt”.
I pyetur nga gazetarët në Tiranë, gjatë mbajtjes së Procesit të Berlinit, Kurti ka thënë se veriu është tokë e Kosovës.
”Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, integriteti territorial është i pacenueshëm, sovraniteti shtetëror qeveriset me qeveri demokratike”, ka thënë Kurti.
Mediat vazhdimisht kanë raportuar për raporte jo të mira në mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.
Rama e ka pranuar se me Kurtin ka dallime botëkuptimore, por jo edhe probleme personale.