image Kurti i kthen përgjigje Thaçit për ftesën e tretë

Kosovë

Qeveria/ Kurti i kthen përgjigje Thaçit për ftesën e tretë

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka refuzuar edhe një herë ftesën e presidentit, Hashim Thaçi.

“Ju faleminderit për ftesën e radhës. Nuk do të kem mundësi që të vij nesër për takim në ora 10:00”, ka shkruar Kurti në letrën e tij drejtuar presidentit.

Kurti i ka propozuar Thaçit një datë të re për mbajtjen e takimit.

“Propozoj të takohemi të hënën, me 6 janar, në një orë të përshtatshme për juve”, ka shkruar Kurti.

Kjo është ftesa e tretë me radhë që Thaçi ia bën liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkaq ky i fundit dje ka thënë se datën e formimit të qeverisë atij nuk ia cakton presidenti. /Gazeta Sinjali/