Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është e angazhuar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila në qendër ka njohjen reciproke dhe nga e cila përfitojnë popujt dhe qytetarët e dy shteteve, shkruan Gazeta Sinjali.
Këto deklarata kreu i ekzekutivit i bëri gjatë një takimi që pati sot me të ngarkuarin me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicholas Giacobbe.
Në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se në këtë takim, Kurti dhe Giacobbe diskutuan për zhvillimet në vend, bashkëpunimin në mes dy shteteve dhe për procesin e bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë.
Giacobbe citohet të ketë shprehur vlerësimin e tij për bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës, sidomos në lidhje me strehimin e qytetarëve afganë në Kosovë./GazetaSinjali/