Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar se sot do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën. Megjithatë, ai nuk ka treguar vendin dhe orën e këtij takimi.
Kurti ka thënë se sa më shpejt që të arrihet marrëveshja për koalicion, do të jetë aq më mirë.
Kurti poashtu ka pohuar se është takuar me Mustafën të premtën, por ka mohuar të jetë takuar me kryetarin e LDK-së në rezidencën e këtij të fundit, siç kishin raportuar disa media.
“Takimi ka ndodhur të premten në RIT Kosovo [Universitetin Amerikan në Kosovë] dhe në një vend tjetër”, është shprehur Kurti. /Gazeta Sinjali/