image Kurti flet për situatën në Veri: Veprimet e Serbisë ne po i raportojmë te KFOR-i

Kosovë

Kurti flet për situatën në Veri: Veprimet e Serbisë ne po i raportojmë te KFOR-i

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti përmes një videomesazhi të publikuar në Facebook, ka thënë se komunën veriore të Mitrovicës dhe Zveqanin në karantinë i ka futur Ministria e Shëndetësisë.

“Sërish ëshët Ministria e Shëndetësisë, ajo që e ka shpallur karantinën edhe në dy komuna tjera, në komunën veriore të Mitrovicës dhe në Zveqan. Mirëpo nuk kemi dashur këtë gjë të bëjmë me tupan”, tha Kurti

Kurti theksoi se Serbia ka pretendime kundër shtetit tonë dhe institucioneve.

“Ne e dimë që Serbia ka pretendime ndaj shtetit tonë të pavarur të cilën ajo nuk e njeh. Ne e dimë që ajo ndërmerr edhe veprime kundër institucioneve tona, të gjitha këto ne po i raportojmë te KFOR-i”, është shprehur Kurti

“Ka politikan të lartë në Serbi që po provokojnë sepse duan incidente, duan konflikte dhe gjakderdhje në terren për t’u rikthyer te shkëmbimi i territoreve, përkatësisht te ndarja e Kosovës” tha Kurti.

Ndërkaq, Gazeta Sinjali para dy ditësh raportoi ekskluzivisht për vendimin e Serbisë në dy komunat e Kosovës, që Mitrovica Veriore dhe Zveqani janë futur në karantinë si dhe rreth 200 qytetarë në 5 komuna të vendit janë detyruar të izolohen me urdhër nga Beogradi.

Gjithashtu, Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e qëllimeve të këqia por të qëndrojnë në shtëpitë e tyre në mënyrë që të parandalohet përhapja e Covid-19./ Gazeta Sinjali/