image Kurti flet për mospjesëmarrjen e ministrave të LDK-së në mbledhje të qeverisë

Kosovë

Kurti flet për mospjesëmarrjen e ministrave të LDK-së në mbledhje të qeverisë

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, lidhur me mospjesëmarrjen e ministrave në detyrë të LDK-së në mbledhje të qeverisë, tha se nuk mund të përgjigjet në emrin e tyre për mosardhjen e tyre në këtë mbledhje.

“Për besë nuk e di pse nuk kanë ardhur, ata janë ministra në detyrë, e kanë për detyrë me qenë aty, nuk besoj që duhet të flas në emër të tyre”, tha Kurti.

Kujtojmë, kjo ishte mbledhja e parë fizike e mbajtur pas më shumë se dy muaj, që nga fillimi i rasteve me COVID-19./ Gazeta Sinjali/