image Kurti flet për kërcënimin me jetë: Une s'jam John Kennedy, ai s'është Lee Harvey Oswald

Reagimi/ Kurti flet për kërcënimin me jetë: Une s’jam John Kennedy, ai s’është Lee Harvey Oswald

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka komentuar kërcënimin me jetë që e ka marrë publikisht përmes Facebook-ut nga kandidati i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti.

Kërcënimi i Hotit sipas Kurtit “nuk është ndonjë gjë e madhe”. Ai ka preferuar që vlerësimin e këtij kërcënimi t’ua lë organeve të drejtësisë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Janë organet e sigurisë që i vlerësojnë këto gjëra. Ashtu siç unë nuk jam John Kennedy, nuk është as ai Lee Harvey Oswald. Prandaj nuk mendoj që është një gjë e madhe”, ka thënë Kurti para mediave.

Mbrëmë, Haxhi Hoti përmes  një postimi në rrjetin social Facebook, shkroi një status me përmbajtje kërcënuese ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, duke e paralajmëruar këtë të fundit se “mund të vritet”.

LVV ka dorëzuar kallëzim penal kundër Hotit në Polici, ndërkaq Polciaia e ka arrestuar atë dhe e ka dërguar në mbajtje për 48 orë. /Gazeta Sinjali/