image Kurti flet në telefon me kryeministrin e Sllovenisë, tregon për hapjen e kufijve

Politikë

Kurti flet në telefon me kryeministrin e Sllovenisë, tregon për hapjen e kufijve

news image

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Sllovenisë, Janez Janša.

Dy homolgët kanë biseduar rreth hapjes së kufijve të Sllovenisë por jo edhe për hapjen e kufijve të Kosovës.

“Në një bisedë telefonike, kryeministri në detyrë Kurti dhe kryeministrin Janša biseduan për menaxhimin e pandemisë dhe masat për rimëkëmbjen ekonomike. Sllovenia do t’i hapë kufijtë me kujdes pasi për momentin nuk ka raste të reja të infektimeve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Dy kryeministrat diskutuan edhe për dialogun me Serbinë.

“U bisedua edhe për dialogun me Serbinë. Kryeministri Janša theksoi se qëndrimet e Sllovenisë janë të qarta. Janša theksoi se nga viti i ardhshëm Sllovenia do ta ketë kryesinë e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe shteti i tij do të përqendrohet edhe më shumë në Ballkanin Perëndimor, duke nxitur bashkëpunimin rajonal si dhe integrimin e tij në BE”, thuhet në njoftim./ Gazeta Sinjali/