image Kurti: Ka filluar puna drejt rritjes së pagës minimale në Kosovë

Politikë

Kurti: Ka filluar puna drejt rritjes së pagës minimale në Kosovë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ka filluar puna për rritjen e pagës minimale në vend, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai përmes Facebookut ka njoftuar se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve veçse ka përgatitur projektligjin i cili shpejt do të dalë në konsultime publike dhe në koordinim me Këshillin Ekonomiko-Social së shpejti do të propozohet edhe niveli i pagës minimale.

Ky projektligj do të miratohet në Qeveri dhe kësisoj përmbyllet procesi“, ka thënë Kurti.

Për vite të tëra, punëtorët e sektorit privat janë lënë anash. Me qeverisjen tonë, kjo ndryshon. Atyre do t’ua sigurojmë pragun e të hyrave që u mundëson një jetë të dinjitetshme”, tha ai.

/GazetaSinjali/