Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik që po mbahet në Delphi të Greqisë. Ai gjatë fjalimit të tij tha se është koha e duhur që Greqia ta njohë Kosovën si shtet.
“Ne kemi komunikim dhe bashkëpunim të mirë me Greqinë, mes njerëzve të Kosovës dhe Greqisë, mes të dyja qeverive. Është vetëm një urë që duhet ta kalojmë. Është koha e duhur që Greqia ta njohë Kosovën. Para kësaj dhe veçanërisht pas njohjes, ne mund të rrisim bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimin tregtar. Mendoj se Greqia është lidere regjionale dhe mund ta ndihmojë Kosovë të marrë njohje të reja”, ka thënë Kurti.