Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i Qeverisë, përmes një postimi në Twitter, ku ka shkruar se Kosova është e përkushtuar ndaj dialogut me Serbinë.
“Gjatë një bisede telefonike me përfaqësuesin e DASH @StateEUR Gabriel Escobar, diskutuam rëndësinë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe përkushtimin tonë për dialogun parimor me Serbinë që çon në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme”, shkroi Kurti në Twitter.
During a phone conversation with DAS @StateEUR Gabriel Escobar, we discussed the importance of peace, security and stability in the region, as well as our commitment to principled dialogue with Serbia that leads to a legally-binding agreement. pic.twitter.com/HOSTgxnCrI
— Albin Kurti (@albinkurti) December 3, 2021