image Kurti emëron këshilltare politike për rininë Dorotea Deshishku

Kosovë

Qeveria/ Kurti emëron këshilltare politike për rininë Dorotea Deshishku

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar këshilltare politike për rininë, Dorotea Deshishku.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Qeveria e Kosova, transmeton Gazeta Sinjali.

“Dorotea Deshishku ka studiuar biznes dhe filozofi në programin universitar më selektiv në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Minerva Schools” në KGI, ku shkalla e pranimit ishte 2% dhe kishte fituar bursë”, thuhet fillimisht në njoftimin e qeverisë.

Më tej bëhet e ditur se Deshishku nga viti 2013 udhëheqë iniciativën humanitare “Project Maat”, përmes së cilës ndihmon familjet në varfëri në Kosovë.

Ajo është anëtare themeluese e Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane i cili nga viti 2014, shërben si urë lidhëse midis Ambasadës dhe të rinjve kosovarë dhe zbatohen zgjidhje për çështjet rinore të vendit përmes projekteve./Gazeta Sinjali/