image Kurti emëron 3 zëvendësministra nga radhët e LDK-së

Kosovë

Qeveria/ Kurti emëron 3 zëvendësministra nga radhët e LDK-së

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zyrtarizuar 3 propozimet e LDK-së për zëvendësministra.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot tre propozimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zëvendësministra”, njofton Zyra e Kryeministrit.

Në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, është emëruar Bajram Gecaj, në atë të Ministrisë së Shëndetësisë, Izet Sadiku dhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, Arton Retkoceri. /Gazeta Sinjali/