image Kurti e Vitia takojnë gjeneralin e KFOR-it, flasin për gjendjen e sigurisë në vend

Kosovë

Biseda/ Kurti e Vitia takojnë gjeneralin e KFOR-it, flasin për gjendjen e sigurisë në vend

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, sot kanë takuar në zyrën e tij Gjeneral Major, Michele Risi, ku kanë diskutuar për masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.


Komandanti Risi, shprehu mirënjohje për bashkëpunimin mes Qeverisë dhe KFOR-it dhe gatishmërinë për ta thelluar atë.

Ai nënvizoi se përballë sfidës me të cilën po ballafaqohemi, bashkëpunimi ndërinstitucional është i patjetërsueshëm dhe se ruajtja e sigurisë në Republikën e Kosovës është qëllim i përbashkët./ Gazeta Sinjali/