Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, kanë bojkotuar takimin e liderëve politikë të Kosovës, të thirrur nga kryeministri Avdullah Hoti.
Në takimin që pritet të mbahet nga ora 12:00, mësohet se dy liderët opozitarë nuk do t’i shkojnë kryeministrit në takim.
Hoti ka thirrur “forumin e liderëve”, për t’i informuar rreth rifillimit të dialogut me Serbinë dhe hapave të mëtejmë./ Gazeta Sinjali/