image Kurti e thirrë një mbledhje të qeverisë para mesnatës, vendos t'i lejojë protestat

Politikë

Kurti e thirrë një mbledhje të qeverisë para mesnatës, vendos t’i lejojë protestat

news image

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka thirrë mbledhje elektronike para pak minutash, në të cilën mes tjerash është marrë vendim edhe për lejimin e mbajtjes së protestsve, raporton Gazeta Sinjali.

“Qeveria e Kosovës me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë sipas të cilit ishin ndaluar tubimet në të gjitha hapësirat publike dhe private”, thuhet në njoftimin e qeverisë

Për nesër, partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka paralajmëruar se do t’i mbledhë mijëra persona në shesh të kryeqytetit në një organizim protestues të cilin kanë vendosur ta quajnë “performancë”. /Gazeta Sinjali/