image Kurti e pranon: Nuk kam besuar që qeveria bie për një ministër

Politikë

Kurti e pranon: Nuk kam besuar që qeveria bie për një ministër

news image

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, e ka pranuar se nuk e ka besuar që do ta shkarkonin Qeverinë Kurti për ish-ministrin Agim Veliu.

“Nuk kam besuar që qeveria bie për një ministër”, tha Kurti në ‘Debat Plus’, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai tha se qeveria nuk ka rënë për shkak të shkarkimit të Veliut, për të cilin thotë se nuk i bie pishman.

“Nuk ka logjik që për 1 ministër të bie qeveria. Por mendoj që ka qenë një plan. Sepse s’kam menduar asnjëherë që të bie qeveria për një ministër. Kanë pasur ndërmend të dalin nga kjo qeveri menjëherë pasi që të dalim nga pandemia, për shkak që kinse unë po i rrezikojë marrëdhëniet me ShBA-në. Por nëse do të ktheheshim ditën e shkarkimit unë prapë do të veproja njëjtë. Ka shumë gjëra që do të pendohesha në jetë, por jo për shkarkimin e Veliut”, tha ai. /Gazeta Sinjali/