Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar takimin e të dërguarit special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me krerët e opozitës.
Kurti ka pranuar që ka kohë që s’është takuar me partitë opozitare, derisa thotë se do ta pyes sot Escobarin se si i ka shkuar ai takim dhe se si janë opozita.
Kreu i ekzekutivit ka thënë se edhe vetë e ka marrë malli për opozitën.
“E pashë dje që përveç meje edhe Escobarin e kishte marrë malli për opozitën, edhe mua më ka marrë malli për opozitën. Do ta pyes sot Escobarin se si kaloi, si e kemi opozitën dhe padyshim që për një cështje kaq madhore si sovraniteti, reciprociteti, dialogu kemi pozitë e opozitë”, është shprehur Kurti.