I mandatuari për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, dhe nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, kanë mbërritur në Kuvendin e Kosovës, aty ku pritet të votohet qeveria e re.
Kurti pas mbërritjes në Kuvend e ka thirrur një mbledhje të Grupit Parlamentar të LVV-së, shkruan Gazeta Sinjali.
Kreu i LVV-së pritet që ta drejtojë ekzekutivin, ndërsa Vjosa Osmani pritet që të vihet në krye të legjislativit.
Sipas procedurës, partia e Kurtit do ta propozojë Osmanin për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
Koalicioni LVV-LDK u zyrtarizua dhe u nënshkrua dje në mëngjes. /Gazeta Sinjali/