Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë konfirmuar se në takimin me Sekretarin amerikan të Shtetit është hapur tema për Manastirin e Deçanit.
Osmani deklaroi se çështja u shtrua në bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, derisa Kurti la të nënkuptojë se kjo temë u diskutua për pak kohë.
“Manastiri është shtruar në kontekstin që është shtruar edhe më herët nga pala amerikane, pra në kontekstin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Osmani.
Kurti në përgjigje përsëriti se marrëdhëniet me Serbinë s’janë normale, ndërkohë që shtoi se Kosova për SHBA-në është shtet normal.
“80% të vëllimit kohor ka pasë të bëjë për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-SHBA dhe konteksti ndërkombëtar. SHBA e njeh plotësisht siç ajo e ka shpallë vetën – shtet i pavarur, sovran dhe demokrati. Kosova për SHBA-në është shtet normal. Ajo çka e pranojmë janë marrëdhëniet me Serbinë s’e ka normale”.