Presidentja Vjosa Osmani pas kthimit nga SHBA-ja mohoi se është diskutuar tema e Ballkanit të Hapur në takim me zyrtarët e SHBA-së, derisa kryeministri Albin Kurti tregoi se cilave tema iu kushtuan kohë për diskutim.
“S’është përmendur Ballkani i Hapur”, u përgjigj presidentja Osmani në konferencën për media.
Ndërsa i pari i Qeverisë, tha se 80% të vëllimit kohor është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe SHBA-së, si dhe konteksti ndërkombëtar.
“80% të vëllimit kohor ka pasë të bëjë për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-SHBA dhe konteksti ndërkombëtar. SHBA e njeh plotësisht siç ajo e ka shpallë vetën – shtet i pavarur, sovran dhe demokrati. Kosova për SHBA-në është shtet normal. Ajo çka e pranojmë janë marrëdhëniet me Serbinë s’e ka normale”, plotësoi Kurti, duke treguar se theksi i takimit ishte vënë te partneriteti Kosovë-SHBA.