image Kurti: E nënshkruam marrëveshjen për koalicionin LVV-LDK

Kosovë

Finalizimi/ Kurti: E nënshkruam marrëveshjen për koalicionin LVV-LDK

news image

Pas negociatave të gjata e intensive, është nënshkruar marrëveshja për koalicion ndërmet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokatike të Kosovës.

Përmes një konference për media, kryetarët e dy partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa e kanë nënshkruar marrëveshjen për të bashkëqeverisur katër vitet e ardhshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, tha se marrëveshja është nënshkruar me dakordim për programin dhe ndarjen e pozitave.

“Ne sot u takuam me kryetarin e LDK-së, profesor Isa Mustafën dhe u dakorduam që të takohemi edhe nesër në seancë por për ta zgjedhur qeverinë e re dhe në këtë mënyrë ta jetësojmë institucionalisht ndryshimin e madh politik të 6 tetorit. Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen, jemi marrë vesh për të gjitha, përveçse për programin, edhe për ndarjen e pozitave”, tha Kurti.

“Kryetari Mustafa do ta mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm dhe unë sapo u informova që në LVV ka filluar të bëhen përgatitjet për mbajtjen e referendumit sipas statutit”, shtoi ai.

Marrëveshja u arrit dje, me dakordimin për t’u dorëhequr nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca nga posti i kryetarit të Kuvendit, për t’ia lënë këtë pozitë nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmanit.

Ndërsa sot në orën 08:00, Kurti dhe Mustafa së bashku me delegacionet e partive të tyre formalizuan detajet e fundit të koalicionit. /Gazeta Sinjali/