Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë takuar Guvernatoren e shtetit të Iowas, Kim Reynolds bashkë me Sekretarin e Bujqësisë, Mike Naig.
Mehaj tha se gjatë këtij takimi u diskutua bashkëpunimi i ngushtë ushtarak, situata aktuale gjeopolitike, lufta në Ukrainë e implikimet në rajon.
“U dakorduam për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën ushtarake e po ashtu të zgjerimit të këtij bashkëpunimi edhe në fushën civile, me theks të veçantë investimet në teknologjinë informative dhe fushën e bujqësisë, si dy sektor impakti i të cilave ndihet shumë në situatën aktuale gjeopolitike”, ka shkruar Mehaj.
Tutje, i pari i Mbrojtjes u zotua se Kosova si shtet evropian e proamerikan do të vazhdojë të jetë kontribuues i sigurisë në rajon e botë, gjithmonë siç tha ai, në mbrojtje të paqes dhe vlerave demokratike të familjes evropiane, aleatëve të saj, e në veçanti ShBA-vë.
Kujtojmë se Kurti pas Iowas do të udhëtojë për në Chicago, Michigan, New York e Washington D.C.