image Kurti e Latifi u bëjnë thirrje qytetarëve që të marrin dozën përforcuese të vaksinës

Shëndetësi

Kurti e Latifi u bëjnë thirrje qytetarëve që të marrin dozën përforcuese të vaksinës

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, vizituan qendrën e vaksinimit në Fushë Kosovë, prej nga bënë thirrje për vaksinim dhe respektim të masave anti-COVID, si armë të vetme kundër virusit Corona.

Nga MSh thuhet se “Pas konfirmimit të pranisë së variantit Omicron në territorin e Kosovës, ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja edhe në vendin tonë, si në gjithë botën”.

Sipas kësaj ministrie, në takim u theksua se nuk duhet kurrsesi të çlirohemi.

“Përvoja e vendeve të tjera tregon se rritja e rasteve, si dhe rritja e numrit të pacientëve të shtrirë në spital, mund të jetë e shpejtë dhe e pamëshirshme. Përballë valës së variantit Omicron, u theksuan dy objektiva kryesore: që rritja e rasteve të mos jetë kaq e shpejtë sa që të mbingarkohet sistemi ynë shëndetësor, i cili është ende i brishtë dhe që të parandalojmë, po aq sa kemi mundësi, përhapjen e virusit, si dhe sëmundjen e rëndë dhe humbjen e jetës që mund të shkaktohet prej tij. Suksesi i arritjes së këtyre objektivave varet jo vetëm nga Qeveria, por nga të gjithë, u tha në takim”, thuhet tutje.

Kryeministri Kurti dhe ministri Latifi, u bënë thirrje qytetarëve që të marrin edhe dozën përforcuese të vaksinës.

“Ndërsa për qytetarët që i kanë marrë dy dozat e para, u bë thirrje që të merret doza përforcuese posa të kalojnë 3 muaj nga marrja e dozës së dytë. Së dyti, u theksua rëndësia e respektimit në përpikëri të masave anti-COVID”./GazetaSinjali/