image Kurti e kujton Astrit Deharin në 6-vjetorin e vdekjes së tij: Patriot shembullor

Sociale

Kurti e kujton Astrit Deharin në 6-vjetorin e vdekjes së tij: Patriot shembullor

news image

Kryeminitri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vendosur sot lule tek varri i Astrit Deharit.

Kurti i shoqruar nga prindërit, gruaja dhe vajza e Astrit Deharit ka thënë se aktivistët si puna e Astritit janë të paharrueshëm.

“Janë mbushur gjashtë vjet pa aktivistin, patriotin shembullor Astrit Dehari. LVV e ka pranë zemrës, ashtu siç Astriti e kishte Lëvizjen Vetëvendosje në zemër”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, Avni Dehari (babai i i Astritit), foli shkurt para gazetarëve ku i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen.

/GazetaSinjali/