image Kurti: E kemi obligim të kërkojmë drejtësi për Familjen Jashari

Kosovë

Përkujtim/ Kurti: E kemi obligim të kërkojmë drejtësi për Familjen Jashari

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në akademinë përkujtimore për nder të 22 vjetorit të vrasjes së Familjes Jashari, ka thënë se duhet të punojmë më shumë për idalet për të cilat ata dhanë jetën.

“Prekazi është vendi prej ku ne marrim frymëzimin për të punuar për vendin tonë”, ka thënë kryeministri Kurti.

Tutje, ai shton se Jasharajt janë krenaria e vendit dhe se është obligimi ynë që të kërkojmë drejtësi për ta.

“21 vjet pas, vitin që shkoi Prokuroria ka nisë hetimet rreth vrasjes së familjes Jashari. E kemi për obligim që të kërkojmë drejtësi pa u ndalur, jo vetëm për ata. Drejtësia dhe kërkimfalja garantojnë paqen e qëndrueshme. Jemi përherë krenar dhe çdo herë mirënjohës për sakrificën e Jasharjve. I kujtojmë të rënët që t’ia përkujtojmë vetes ngritjen”, është shprehur Kurti.

Kujtojmë se sot është dita e dytë e Epopesë së UÇK-së, e cila i kushtohet rënjës heroike të familjës Jashari më 5-6 dhe 7 mars të vitit 1998./GazetaSinjali/