image Kurti e jep lajmin: U sigurua shumica parlamentare për ta formuar qeverinë e re

Kosovë

Marrëveshja/ Kurti e jep lajmin: U sigurua shumica parlamentare për ta formuar qeverinë e re

news image

Pretendenti kryesor për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një takim me kryetarët e tri partive minoritare, Rasim Demirin, Fikrim Damkën e Albert Kinollin.

Kurti tha se pavarësisht rinumërimeve, ai e ka siguruar shumicën parlamentare për ta formuar qeverinë e re, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në “Ambient” të Prizrenit, pavarësisht rinumërimeve dhe paneleve, u sigurua shumica parlamentare për qeverinë e re. Kryetarët e tri partive të komuniteteve joshumicë, njëkohësisht edhe deputetë të ardhshëm, zotërinjtë Rasim Demiri, Fikrim Damka dhe Albert Kinolli do ta votojnë qeverinë tonë dhe mua si kryeministër, pa kushtëzime”, ka shkruar Kurti.

Kurti është shprehur i lumtur për këtë dakordim, duke e cilësuar 6 tetorin si datë kur ka nisur ardhmëria. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/albini2017/posts/737609076738979