image Kurti e ftoi Thaçin në takim, vjen reagimi i Presidencës

Reagim/ Kurti e ftoi Thaçin në takim, vjen reagimi i Presidencës

news image

Derisa kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i bëri ftesë për takim presidentit Hashim Thaçi, ky i fundit është nisur për Munih të Gjermanisë. Për vizitën e Thaçit atje ka njoftuar Presidenca.

Pra, takimi i planifikuar nga Kurti për sot nuk do të ndodh.

Në njoftimin e presidencës thuhet se Thaçi ka udhëtuar sot për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Munihut.

“Në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Munihut, presidenti Thaçi do të ketë takime të ndryshme bilaterale, ndër të tjera edhe me senatorët amerikanë Ron Johnson dhe Chris Murphy, me Ndihmëssekretarin e Departamentit të Shtetit, Philip Reeker, pastaj me Drejtorin Politik të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, si dhe me Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftim.

“Thaçi në kuadër të kësaj konference do ta takojë edhe ambasadorin Richard Grenell”, përfundon njoftimi. /Gazeta Sinjali/