image Kurti: Dua takim të gjatë me Thaçin, por tash s'ka kush e gjen më

Kosovë

Marrëveshja sekrete/ Kurti: Dua takim të gjatë me Thaçin, por tash s’ka kush e gjen më

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur interes që ta mbajë një takim të gjatë me presidentin Hashim Thaçi, por ka thënë se “s’ka kush që e gjenë më” presidentin.

Gjatë konferencës për media, Kurti u pyet nëse një takim tjetër me Thaçin do të zgjaste më shumë sesa 10 minuta, derisa theksoi se ai i fundit mes tyre zgjati vetëm 4 minuta.

Gazetarja: Në rast se do ta takoni presidentin Thaçi, a do të qëndroni më shumë se 10 minuta sepse në takimin e fundit qëndruat shumë shkurt?

Kurti: S’ka qenë 10 minuta, ka qenë 4 minuta.

“Veçse unë jam i interesuar tash ndoshta për më shumë se 40 minuta, por tash s’ka kush e gjen më. Pra, dukej që intëresi ka qenë atëherë kur filloi ai numërimi teposhtë, në atë pjesë ka pasë më shumë interes për takim sesa tash”, tha Kurti.

“Në fillim dëshironte të më takonte dy herë në ditë, tash prej kur u zgjodha më eviton rregullisht”, u shpreh ai. /Gazeta Sinjali/