image Kurti donte ta shuante AKP-në, Hoti dje nisi strategjinë e privatizimit

Politikë

Kurti donte ta shuante AKP-në, Hoti dje nisi strategjinë e privatizimit

news image

Qeveria e re e Kosovës e ka ndalur edhe zyrtarisht planin për shuarjen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), të cilën synonte ta bënte qeveria e kaluar e udhëhequr nga Albin Kurti.

Qeveria Kurti kishte marrë vendim që t’ia pamundësojë Agjencisë Kosovare të Privatizimit që të marrë vendime. Kjo kishte ardhur si propozim nga ish-ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari.

Hajdari kishte thënë se marrja e vendimeve për qiradhënie mund t’ia zgjaste mandatin AKP-së dhe kjo sipas saj do t’i shkaktonte dëme Kosovës.

Ndërkaq dje, Qeveria e Kosovës i ka anuluar dy vendimet e qeverisë së kaluar për AKP-në dhe ka themeluar Grupin Punues Ndërinstitucional për draftimin e Strategjisë për Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore, në bashkëpunim me Agjensionin Kosovar të Privatizimit, e cila nuk duhet të shpallë privatizimin pa u përgatitur strategjia se çfarë do të ndodh me mjetet. /Gazeta Sinjali