image Kurti thotë se do të bashkëqeveris me LDK-në, flet edhe për poste

Kosovë

Deklaratë/ Kurti thotë se do të bashkëqeveris me LDK-në, flet edhe për poste

news image

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është deklaruar për media pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Isa Mustafa dhe kandidaten për kryeministre nga kjo parti Vjosa Osmanit.

Kurti pas këtij takimi ka thënë se qeveria e re do të ketë maksimalisht 12 ministri si dhe nuk do të vrapojnë pas Listës Serbe për t’i kërkuar koalicion.

Ne duam që t’i dalim zot nevojave të qytetarëve dhe ta orientojmë shtetin nga zhvillimi e demokracia. U dakorduam që të kemi një qeveri prej 30 për qind të përfaqësimit gjinor minimalisht do të jenë 30 për qind gra dhe në mesin e ministrave dhe zv ministrave”, tha Kurti.

Ai më tutje tha se ekipet e partive do të takohen për t’u dakorduar për programet, si dhe që kanë uruar njëri-tjetrin për gjithçka pasi që janë pajtuar se do të qeverisin bashkë.

Kurti gjithashtu ka treguar se sot nuk kanë diskutuar për ndarjen e posteve, si dhe ka thënë se nuk do të ketë pazare politike./Gazeta Sinjali/