image Kurti dhuron 50% të pagës për menaxhimin e situatës me Covid-19, diaspora mbledh mbi 300 mijë euro

Kosovë

Njoftim/ Kurti dhuron 50% të pagës për menaxhimin e situatës me Covid-19, diaspora mbledh mbi 300 mijë euro

news image

Zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu ka njoftuar se kryeministri në detyrë Albin Kurti ka dhuruar 50 për qind të pagës për menaxhimin e situatës me koronavirus.

Gjithashtu, sipas Kryeziut, tani ndihma e diasporës ka kaluar vlerën monetare mbi 300 mijë euro.

“Në kohën kur sfida është e përbashkët ashtu sikurse edhe qëllimi, solidariteti ndaj njëri-tjetrit nuk është vetëm nevojë, por edhe detyrim. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot ka dhuruar 50% të pagës së tij, përkatësisht 684.83 EUR, për menaxhimin e COVID-19”, ka shkruar Kryeziu.

Ai ka theksuar se qeveria në detyrë do të jetë transparente me paratë e mbledhura të mërgatës./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/perparim.kryeziu.779/posts/127372568886899