image Kurti dhe Vuçiq takohen nesër në ora 11 në Bruksel, zbardhet agjenda

Politikë

Kurti dhe Vuçiq takohen nesër në ora 11 në Bruksel, zbardhet agjenda

news image

Bashkimi Evropian ka publikuar agjendën e takimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, transmeton Sinjali.

Në orën 08:20 është planifikuar arritja e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell.

Pastaj, në orën 10:30, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Joseph Borrell, do të ketë takime bilaterale të ndara, fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e pastaj edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ndërsa, një tryezë e përbashkët plenare është planifikuar për orën 11:00.

Në orën 12:30 është paralajmëruar një konferencë për media e përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. /Gazeta Sinjali/