image Kurti dhe Rizvanolli vazhdojnë takimet me zyrtarë amerikanë për energjinë

Politikë

Kurti dhe Rizvanolli vazhdojnë takimet me zyrtarë amerikanë për energjinë

news image

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli janë takuar me ndihmëssekretarin amerikan për Energjinë, Andrew Light, me të cilën kanë diskutuar për bashkëpunim.

 Për këtë takim ka njoftuar Rizvanolli, e cila tha se kanë falënderuar amerikanët për mbështetje.

“Takim i shkëlqyer me ndihmëssekretarin për Energjinë Andrew Light. Së bashku me kryeministrin Albin Kurti ne shprehëm mirënjohjen tonë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës dhe diskutuam mundësitë për bashkëpunim për furnizimin me energji të qëndrueshme, të besueshme dhe të përballueshme për Kosovën, brenda P-TECC dhe më gjerë”, ka shkruar ministrja Rizvanolli.

Dje, Kosova dhe Korporata amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë të 236 milionë eurove për fushën e energjisë.

/GazetaSinjali/