Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani përmes një lidhje virtuale me eurodeputeten Viola Von Cramon dhe deputetin e Bundestagut gjerman, Manuel Sarrazil.
Kurti, përmes një postimi në ‘Facebook”, ka njoftuar se në këtë bashkëbisedim është diskutuar situata politike dhe agjendën e VV-së pas zgjedhjeve.
“Bashkë me Presidenten në detyrë, Znj. Vjosa Osmani, Raportuesen për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian, Znj. Viola von Cramon dhe deputetin e të gjelbërve ne Bundestagun Gjerman, Z. Manuel Sarrazin, mbrëmë diskutuam për një orë e gjysmë në Zoom mbi situatën politike në Kosovë, vizionin reformator socio-ekonomik e ligjor të qeverisë sonë të ardhshme pas zgjedhjeve, agjendën tonë për nxjerrjen e shtetit nga kriza e shumëfishtë, si dhe integrimin evropian e rolin e diasporës. Aktivistët shqiptarë, Muhamet Idrizi në Hamburg, me prejardhje nga Mitrovica, dhe, Emiljo Jazxhi, në Berlin e me prejardhje nga Korça, organizuan dhe moderuan këtë debat. Me miq të këtillë shtohet shpresa e rriten mundësitë për vendin tonë”, ka shkruar ai.