image Kurti dhe Mustafa ulen sërish në tavolinë, sot bëhet përpjekja e radhës për koalicion

Kosovë

Bisedimet/ Kurti dhe Mustafa ulen sërish në tavolinë, sot bëhet përpjekja e radhës për koalicion

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa do të takohen sot sërish për ta negociuar marrëveshjen për koalicionin bashkëqeverisës, e cila nuk është arritur në takimin e djeshëm.

Takimi i djeshëm ndërmjet Kurtit dhe Mustafës zgjati më shumë se 3 orë, ndërkaq pasi dolën nga objekti i Kuvendit të Kosovës, nuk folën asnjëri prej liderëve.

Deklarata e vetme pas takimit ishte dhënë nga Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së, i cili konfirmoi se Kurti e Mustafa do të takohen edhe sot.

“Në fund të këtij takimi janë pajtuar që të kemi edhe një takim të radhës nesër, për orën e saktë dhe për detaje të tjera të takimit të nesërm iu njoftojmë nesër paradite, nuk kam detaje të tjera nga takimi i sotëm. Nuk kam detaje të tjera”, tha ai, duke mos pranuar të tregojë se çfarë u diskutua. /Gazeta Sinjali/