Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Isa Mustafa do ta bëjnë sot përpjekjen e radhës për të arritur marrëveshje për koalicion.
Gazeta Sinjali mëson se takimi do të ndodhë sot në Kuvendin e Kosovës.
Deri tani, takimet mes liderëve kanë rezultuar të pasuksesshme.
Ndonëse kanë përpiluar programin e përbashkët qeverisës, LVV dhe LDK nuk po pajtohen ende për ndarjen e posteve. Posti i presidentit deri tash është pengesa kryesore për arritjen e marrëveshjes. /Gazeta Sinjali/