image Kurti dhe Murati sot mbajnë konferencë për media lidhur me pagesat për lehona dhe fëmijë - Sinjali

Kurti dhe Murati sot mbajnë konferencë për media lidhur me pagesat për lehona dhe fëmijë

news image

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të mbajnë konferencë për media gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 10:00, shkruan Gazeta Sinjali

Kurti dhe Murati do të flasin në lidhje me zbatimin e masës 3.5 që ka të bëjë me pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijë.

 “Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media, në lidhje me zbatimin e masës 3.5-Pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: