Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me homologun e tij nga Mali i Zi, Dritan Abazoviq, me të cilin ndër të tjera, janë dakorduar, për mbledhje të dy qeverive, në vjeshtë.
Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, që mbahet çdo vit në Davos të Zvicrës, kryeministri Kurti njofton se e ka takuar e ka biseduar me kryeministrin e Malit të Zi.
Kurti thotë se kanë diskutuar për dy lidhjet rrugore mes Malit të Zi dhe Kosovës, si dhe për mbledhjet e përbashkëta të Qeverive.
“E diskutuam bashkëpunimin, me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm dhe rritjes së investimeve, sidomos në nevojë e infrastrukturës në lidhjet Decan – Plavë dhë Pejë – Rozhajë. Ne u pajtuam për G2G [mbledhje të qeverive] këtë vjeshtë“, thuhet në një postim të publikuar nga kryeministri Kurti në Twitter.
Kurti thotë se e uroi për marrjen e detyrës Abazoviqin, i cili u bë kryeministëri i parë shqiptar i Mali të Zi, para pak javësh.
Kryeministri Kurti ka shkuar në Davos, direkt nga Amerika, ku qëndroi më shumë se dy javë.