image Kurti del për të blerë ushqim, tregon sa e ka numrin e parafundit të letërnjoftimit

Kosovë

Pandemia/ Kurti del për të blerë ushqim, tregon sa e ka numrin e parafundit të letërnjoftimit

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka treguar numrin e tij të parafundit në letërnjoftim teksa ka publikuar disa fotografi mëngjesin e sotëm.

Përmes një postimi në Instagram, Kurti shkroi se ka numrin e parafundit 5 në letërnjoftim dhe se i lejohet qarkullimi nga ora 09:00 deri në 10 e 30.

“Ne 5-shat, sipas shifrës së parafundit të numrit personal, e kemi orarin e paraditës prej orës 9:00 deri në 10:30. Bleva perime e pemë, bukë e djath, qumësht e vezë, lëngje vishnje e rrepe. Ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet”, shkroi Kurti.

Tutje ai falenderoi punëtorët e marketeve që po punojnë në këto ditë pandemie.