Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe i gjithë stafi i zyrës së tij i janë nënshtruar analizave për koronavirus.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Ai tha se janë udhëzuar që t’iu nënshtrohen analizave kryeministri dhe stafi i tij, duke e pasur parasysh natyrën e punës që parasheh takime të shpeshta me delegacione vendore dhe ndërkombëtare në funksion të kryerjes së detyrave zyrtare si dhe në kuadër të masave të nevojshme për parandalimin e shpërndarjes së virusit COVID-19.
“Rezultatet nga analizat kanë dal negative për të gjithë. I ftojmë të gjithë të vazhdojnë me respektimin e masave të vendosura nga Qeveria dhe këshillave të profesionisteve”, ka deklaruar Kryeziu./ Gazeta Sinjali/