image Kurti deklarohet pas takimit me Merkelin

Politikë

Kurti deklarohet pas takimit me Merkelin

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në takimin e përbashkët të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor që u mbajt sot në Tiranë, me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel, raporton Gazeta Sinjali.

I pari i qeverisë kosovare tha se në këtë takim ka theksuar stabilitetin institucional të Kosovës, përparimin ekonomik dhe demokratik të vendit.

Ai po ashtu shkruan se i ka thënë kancelares gjermane se Bashkimi Evropian duhet t’i lidhë fondet me vlerat e tij.

“Pas ftesës së kancelares Merkel në një drekë të përbashkët me kryeministrat e WB6, theksova stabilitetin tonë institucional, përparimin ekonomik dhe demokratik. Unë thashë që fondet e BE-së duhet të lidhen me vlerat e BE -së: sundimi i ligjit, demokratizimi, përballja me të kaluarën dhe reciprociteti i të drejtave të pakicave”, shkroi Kurti në Twitter./Gazeta Sinjali/