image Kurti: Çdoherë jam i gatshëm të raportoj për dialog para deputetëve

Politikë

Kurti: Çdoherë jam i gatshëm të raportoj për dialog para deputetëve

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar panairin e shkollave profesionale në Prizren, pjesë e VET Samitit, organizuar nga Klubi i Prodhuesve së bashku me Besa Foundation, transmeton Gazeta Sinjali.

Kurti është pyetur nga gazetarët nëse është i gatshëm të raportojë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për procesin e dialogut Kosovë-Serbi që zhvillohet në Bruksel.

Ai është përgjigjur shkurt se për këtë proces është i gatshëm të raportojë çdoherë.

“Çdoherë i gatshëm jam unë”, tha kryeministri./Gazeta Sinjali/