image Kurti: Buxheti për vitin tjetër do të jetë 9 për qind më i lartë

Politikë

Kurti: Buxheti për vitin tjetër do të jetë 9 për qind më i lartë

news image

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media bëri të ditur se sot pasdite pritet që në mbledhjen e qeverisë ta miratojnë projektbuxhetin për vitin 2022, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurti ka theksuar se kjo erdhi pas konsultimeve me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Kryeministri tha se ky projektbuxhet për vitin e ardhshëm do të jetë rreth 9 për qind më i lartë se buxheti 2021.

Krahasuar me rishikimin që bëmë sivjet, buxheti për vitin 2022 do të jetë përafërsisht për 9 për qind më i lartë”, tha Kurti. /GazetaSinjali/