Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, raporton Gazeta Sinjali.
Kryeministri Kurti përmes një postimi në rrjetin social Twitter tha se temë kyçe e bisedës ishin marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë si dhe nevoja për intensifikimin e procesit të dialogut.
“Pata një bisedë shumë të mirë telefonike me Sekretarin Blinken. E informova në lidhje me progresin e vazhdueshëm në Kosovë. Ne folëm për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën për të intensifikuar procesin e dialogut drejt një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme të përqendruar në njohjen reciproke”, njoftoi Kurti përmes një postimi në Twitter.
Had a very good phone conversation with @SecBlinken. I informed him about continuing progress in Kosova. We talked about the relations between Kosova and Serbia and the need to intensify the dialogue process towards a legally binding agreement centered on mutual recognition.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 11, 2022