image Kurti akuzon Veliun se kreu tradhëti të dyfishtë

Kosovë

Konferenca/ Kurti akuzon Veliun se kreu tradhëti të dyfishtë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të thirrur, tha se ministri Veliu u lira nga detyra pasi që ai kreu tradhëti të dyfishtë.

Sipas Kurtit, Veliu tradhëtoi institucionin e qeverisë, pjesë e të cilës ishte edhe ai por nuk është më, gjithashtu tradhëtoi edhe policinë e Kosovës.

“Agim Veliu tradhëtoi institucionet e qeverisë, kjo është tradhëti ndaj vetë policisë së Kosovës. Gjatë tërë kësaj kohe sa ishte ministër ish- ministri, vetëm një mbledhje e ka mbajtur në ministri për koronavirusin”

Ai gjithashtu tha se tradhtia e tij e dyfshit ndaj qeverisë sa ishte anëtar dhe ndaj policisë nuk mund të tolerohet./ Gazeta Sinjali/