Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka replikuar kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku, duke thënë se nga citati i Adem Mikullovcit për citatin e Azem Shkrelit, ka kaluar tek citati i Ganimete Musliut.
Tutje, Kurti i tha Abdixhikut se tash e dy vjet, LDK-në e ka marrë Lumi Vjosa.
“Për mua është e qartë që ka dy vjet që LDK-në e ka marrë lumi, LDK-në e ka marrë Vjosa, LDK-në e ka marrë Lumi Vjosa”, është shprehur Kurti.
Më tej, ai bëri të ditur se përpara takimit për në Ohër, ai është takuar me këshilltarin e tij për dialog, Mark Ëeller.
“Duke u kthyer prej Ohrit për Prishtinë, të gjitha reflektime, serish nuk e kam pasur Besnik Bislimin, por Mark Ëellerin dhe ai pajtohet plotësisht për gjithçka çka kemi bërë. Pajtohet edhe me përkufizimet që i përmenda këtu”, është shprehur Kurti.