image Kurti: 25 vjet pas luftës Serbia ende kërcënon, s'mund ta vazhdojmë punën si zakonisht

Politikë

Kurti: 25 vjet pas luftës Serbia ende kërcënon, s’mund ta vazhdojmë punën si zakonisht

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në Samitin e Berlinit të mbajtur në kryqytetin shqiptar, Tiranë, me ç’rast në fjalimin e tij foli edhe për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, raporton Sinjali.

Kurti teksa u shpreh sërish se ky akt ishte i sponsorizuar nga Serbia, ai gjithashtu përmendi vlerën prej mbi 5 milionë euro të armatimit të sofistikuar dhe municioneve të prodhuara në Kragujevc dhe Çaçak të kapur në veri.

Po ashtu, Kurti shtoi se Serbia po vazhdon të kërcënojë Kosovën edhe 25 vjet pas fushatës gjenocidale, gjë që ndërpret punën e zakonshme mes dy shteteve.

“Katër herë në dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin tonë. Edhe njëzet e pesë vite pas fushatës gjenocidale, dhe pas kaq shumë raundeve të dialogut, Kosova ende kërcënohet me invazion nga Serbia. Ky moment na kërkon të reflektojmë dhe të mos e vazhdojmë punën si zakonisht. Një akt i tillë nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar”, tha ndër tjera kryeministri i vendit, Albin Kurti.

https://www.facebook.com/watch/?v=1381410516126947&cft[0]=AZXLH73taH2cnZEL8ilcrk0zsKpHzurUKu6qSKmkrUhYTPP_Zmwed9ozmrMiBE80_V7bsZkqJMECks25Eo74FJWT51oYwb7Mu-_XZVI7dp_I8zG83_BFgB8qOOAxN4C1648SsZ7bdRGoP7u4G3f-YXaa7RlLyyYNWaBZlV0YgTOrOfC7-yFjg3H3q5O_ehesL_M&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/