image “Kurrë nuk do të jem heroinë e elegancës”/ Bebe Rexha zbulon problemin shëndetësor që ka

Bota e Yjeve

“Kurrë nuk do të jem heroinë e elegancës”/ Bebe Rexha zbulon problemin shëndetësor që ka

news image

Bebe Rexha është një nga këngëtaret shqiptare më të famshme dhe më të dashura për publikun, e cila herë pas here komentohet për peshën e saj trupore.

Mjafton një postim në rrjetet sociale apo një dalje e saj publike dhe menjëherë Bebe përballet me shumë komente rreth formave të saj.

Por së fundmi, artistja e famshme ka zbuluar problemin shëndetësor që ka. Ajo ka bërë të ditur se vuan nga sindroma e vezoreve policistike e quajtur ndryshe si PCOS. Si pasojë, marrja e medikamenteve e bën atë që të mos humbë peshë.

“Sapo kuptova se kam PCOS, kështu që plus ilaçet e mia, e bëjnë kaq të vështirë humbjen e peshës. Unë kurrë nuk do të jem ‘heroinë e elegancës’”, shkroi Bebe në “Twitter”.

Simptomat e PCOS japin parregullsi menstruale, rritje e tepërt e flokëve, akne dhe mbipeshë.

/GazetaSinjali/